top of page
Search

Ndryshimi fillon me ne: Inspirimi nga punëtoria për vullnetarizmin në Tetovë

  • Adrion
  • Jul 3, 2024
  • 2 min read



Tetovë, 25 Qershor 2024 - Shoqata për Arsim dhe Kulturë Adrion, në bashkëpunim me Parlamentin e Studentëve të UEJL në Tetovë, organizuan me sukses punëtorinë me temë "Fuqia e Vullnetarizmit: Ndryshimi fillon me ty". Ky aktivitet u mbajt në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe mblodhi 34 të rinj, përfshirë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë.



Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit partner “Zëri dhe pjesëmmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare”, i cili zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup dhe partnerët e projektit Shoqata Për Arsim dhe Kulturë ADRION, Zhelinë dhe Shoqata “Gjithmonë Bashkëjetesë”, f. Kanatlarci – Prilep. Projekti është mbështetur nga qeveria zvicerane përmes Civica Mobilitas.





Qëllimet e përgjithshme të kësaj punëtorie ishin të rrisnin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e vullnetarizmit, të nxisnin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projekte vullnetare, të zhvillonin aftësi dhe vlera si solidariteti dhe empatia, si dhe të krijonin një rrjet mbështetës midis të rinjve.





Aktivitetet e realizuara përfshinin prezantime hyrëse, sesione të historive të suksesshme, aktivitete praktike, diskutime të hapura dhe krijimin e planeve personale për veprim në fushën e vullnetarizmit. Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi të reja në komunikim, lidership dhe bashkëpunim.





Rezultatet e arritura përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit mbi vullnetarizmin, pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projekte vullnetare, zhvillimin e aftësive të reja, krijimin e një rrjeti mbështetës midis të rinjve dhe krijimin e planeve personale për veprim. Pjesëmarrësit dhanë “feedback" pozitiv për organizimin dhe përmbajtjen e punëtorisë, duke vlerësuar mundësitë praktike dhe sesionet e diskutimeve të hapura.





Organizatorët rekomandojnë që aktivitete të tilla të vazhdojnë të organizohen për të përfshirë një numër më të madh të rinjsh dhe për të zgjeruar rrjetin e partnerëve dhe mbështetësve për të ofruar më shumë mundësi vullnetarizmi.


Kjo punëtori ishte një hap i rëndësishëm drejt inkurajimit të të rinjve të Tetovës për të bërë një ndryshim pozitiv në komunitetin e tyre përmes vullnetarizmit.


Women Civic Initiative Antico

 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page