Fuqia e vullnetarizmit: Punëtoria e suksesshme që ndryshoi perspektivat e të rinjve në Kumanovë
- Adrion
- Jul 4, 2024
- 1 min read
Në datën 2 korrik 2024, në Qendrën e Komunitetit në Kumanovë, u mbajt një punëtori frymëzuese me temën "Fuqia e vullnetarizmit: Ndryshimi fillon me ty". Ky aktivitet u organizua nga Shoqata për Arsim dhe Kulturë "Adrion" në partneritet me WCI "Antiko" dhe në bashkëpunim me aktivistin Ajlind Xhemaili. Morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit partner “Zëri dhe pjesëmmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare”, i cili zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup dhe partnerët e projektit Shoqata Për Arsim dhe Kulturë ADRION, Zhelinë dhe Shoqata “Gjithmonë Bashkëjetesë”, f. Kanatlarci – Prilep. Projekti është mbështetur nga qeveria zvicerane përmes Civica Mobilitas.

Qëllimet e punëtorisë ishin të rrisim ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e vullnetarizmit, të nxitim pjesëmarrjesn aktive, zhvillimin e aftësive dhe krijimin e një rrjeti mbështetës midis tyre.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë histori suksesi, të marrin pjesë në aktivitete praktike dhe të ndajnë përvojat e tyre. Ky aktivitet rezultoi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe interesit për vullnetarizëm, zhvillimin e aftësive të reja dhe krijimin e planeve konkrete për angazhim të mëtejshëm në projekte vullnetare.

Ne falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për angazhimin dhe kontributin e tyre. Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin!