top of page
Search

Të rinjtë diskutojnë sfidat dhe nevojat për trajnime në Maqedoni

  • Adrion
  • Nov 26, 2024
  • 1 min read



Takim online me pjesëmarrës nga katër komuna

Më 14 tetor 2024, u zhvillua një takim online me të rinjtë e përzgjedhur nga komunat e Tetovës, Strugës, Kërçovës dhe Kumanovës, ku tema kryesore ishte “Nevojat dhe Sfidat e të Rinjve që hasin në komunitet.”


Gjatë këtij takimi, të rinjtë patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre mbi vështirësitë që përballen në jetën e përditshme në Maqedoni dhe të diskutojnë se si sfidat e tyre lidhen me mungesën e mbështetjes së duhur dhe mundësive për zhvillim.



Diskutimi u përqendrua në nevojën urgjente për trajnime profesionale dhe edukative që do të ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të jenë më të përgatitur për të kontribuar në komunitet dhe tregun e punës. Të rinjtë theksuan rëndësinë e trajnimeve që lidhen me zhvillimin e aftësive personale, krijimin e mundësive për punësim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse lokale.



Takimi u zhvillua në kuadër të projektit partner “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare,” i cili zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën për Arsim dhe Kulturë ADRION dhe partnerë të tjerë. Projekti, që ka për qëllim fuqizimin e grave dhe të rinjve përmes pjesëmarrjes aktive në krijimin e politikave publike, mbështetet nga qeveria zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.


Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt identifikimit të nevojave dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e të rinjve në komunitetet e tyre, duke përfshirë trajnimet që synojnë rezultate afatgjata në përmirësimin e jetës së tyre sociale dhe profesionale.

 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page